Pakujdesia e prindërve ka bërë që një fëmijë të vritet me plumb në kokë, në atë që mund të konsiderohet si vendi i tij më i sigurt, në barkun e nënës.

Sipas “Hurriyet”, ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në distriktin Akyazi të Sakaryas, në Turqi.

34-vjeçarja me iniciale G.K. po i hiqte nga brezi pistoletën me leje bashkëshortit të saj, kur arma është shkrepur, duke e plagosur në bark gruan.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gruaja 8 muajshe shtatzënë u dërgua menjëherë në spitalin shtetëror të Akyazit. Pas ekzaminimeve u pa se plumbi kishte goditur në kokë fëmijën, duke e vrarë pa ardhur ende në jetë.

Gjendja e nënës mbetet e rëndë, ndërsa xhandarmëria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al