Tri nëna të reja folën tek “Rudina” këtë të shtunë për ndjenjën më të bukur në botë, atë të mëmësisë, megjithëse shtatzaninë e kanë kaluar me trazime të shumta si me tërmete ashtu edhe me pandeminë e koronavirusit.

Rudina: Si kanë qenë momentet e para të paslindjes. U kthyet në shtëpi, sigurisht urimet kanë qenë virtuale, askush nuk ju vinte dot në shtëpi. Si mund të ma përshkruani pak atë atmosferë, se edhe ajo është shumë e veçantë dhe shumë e ndryshme nga e zakonshmja.

Kluadia Duro: Rudina unë kur zbrita nga makina, se kam lindur me operim siç thashë, nuk e kishte më njeri mendjen tek unë. Unë u harrova, çuni, çuni, të gjithë po e shikonin kështu nga larg, e u thashë, jam edhe unë këtu, që e bëra, që hoqa të gjithë ato vuajtje. Por një emocion shumë i bukur…

Rudina: Pastaj patët ndihmë, ke qenë me mamin Klaudia, pas lindjes? Jo, se mamin e kemi intervistuar, ajo as nuk e shikonte dot na ka thanë?

Kluadia Duro: Jo, unë kam qenë vetëm, vazhdoj të jem vetëm, ia kam dalë shumë mirë, natën shyqyr Zotit vetëm dy herë zgjohet. Nganjëherë edhe një herë.

Rudina: Po për juve si ka qenë takimi me njerëzit e afërt?

Ensa Basha: Mua Rudina, mami më priste kur zbrita nga materniteti. E gjithë familja ime ishte karantinuar, thjeshtë për të pritur këtë momentin që kur të vinte djali në jetë, të kishin mundësi për ta parë.

Rudina: Po për Ambran si ka qenë?

Ambra Sala: E njëjta gjë edhe për mua. Të gjithë kanë qenë të karantinuar në atë periudhë në shtëpi dhe duke qenë se ishte gëzimi i parë nga të dyja palët, për herë të parë më ka pritur bashkëshorti me vjehrrën time. Shkova direkt në shtëpi, më kanë pritur me një tortë mirëseardhjeje, kishin zbukuruar shtëpinë bashkë me kunatën dhe pastaj erdhi edhe mami im me vëllezërit dhe i lejova që ta preknin normalisht duke qenë se ishin të izoluar. Dhe të tjerët në mënyrë virtuale, nuk kam pasur asnjë vizitë akoma. /tvklan.al