Çfarë mund ta çojë një nënë që të vrasë fëmijët e saj? Nga çmenduria tek hakmarrja, njihuni me disa prej nënave përbindshëm që shkatërruan familjen e tyre në pak minuta.

1

Susan Eubanks vrau 4 fëmijët e saj në shenjë hakmarrje ndaj ish – bashkëshortit. Ngjarja ndodhi më 26 Tetor të vitit 1997, kur Eubanks ekzekutoi me armë zjarri 4 djemtë, Brandon, Austin, Brigham dhe Mattew, të moshës 14, 7, 6 dhe 4 – vjeç. Ngjarja ndodhi në Kaliforni. Pasi vrau fëmijët, ajo tentoi që të vriste dhe veten, por mbijetoi. Ajo u dënua me dënim me vdekje, ndërsa gjatë gjyqit tha se veprimet e saj ishin shtyrë nga depresioni, problemet mendore dhe alkooli, megjithatë gjykatësi vendosi që motivi kryesor kishte qenë urrejtja ndaj ish – bashkëshortit të saj.

2

Nëna që vriste sistematikisht foshnjet e porsalindura që të mos e linte bashkëshorti. Në Mars të 2013 – ës, një gjykatë në Gjermani dënoi një grua me vetëm 9 burg për vrasjen e 5 foshnjeve. Ajo i vriste ata sapo i lindte dhe më pas i fshihte në pyll. Arsyeja ishte se 28 – vjeçarja kishte frikë që bashkëshorti do ta braktiste nëse ajo do të bënte fëmijë të tjerë.

3

Frances Newton vrau të gjithë familjen dhe ia hodhi fajin gangsterëve. 40 – vjeçarja u ekzekutua në Texas me injeksion vdekjeprurës, më 7 Prill të vitit 1987, për vrasjen e bashkëshortit Adrian, djalit 7 – vjeçar Alton dhe vajzës 21 – muajshe Farrah. Newton ishte vetëm 21 – vjeç, kur i kreu vrasjet makabre. Ajo fillimisht pretendonte se familjen ia kishin vrarë trafikantët e drogës pasi bashkëshorti u kishte para borxh, megjithatë në fund e pranoi krimin.

4

Andrea Yates vrau 5 fëmijët e saj sepse “dëgjoi zëra”. Në Qershor të vitit 2001, Andrea Yates shokoi botën pasi mbyti 5 fëmijët, të moshës 6 muajsh deri 7 – vjeç, në vaskën e shtëpisë së saj. Mbi këtë ngjarje ka patur debate të forta nëse Yates ishte thjeshtë një përbindësh apo e sëmurë. Versioni i saj është të dyja. Avokatët e Yates deklaruan se ajo besonte se ishte e pushtuar nga djalli dhe vrasja e fëmijëve do ta shpëtonte nga ferri.

5

Lianne Smith vrau dy fëmijët e saj për shkak të partnerit pedofil. Më 17 Maj të 2010 –ës Lianne Smith, një grua nga Britania pranoi se kishte mbytur vajzën e saj 5 – vjeçare Rebecca dhe djalin 11 – muajsh Daniel, në një hotel në Spanjë, pasi partneri i saj Martin Smith u arrestua për ngacmim seksual ndaj të miturve. Gjykata vendosi se Smith ishte në dijeni që partneri i saj ishte pedofil gjatë kohës që ishin bashkë, por nuk e kishte problem këtë fakt. Kur ai u arrestua, ajo u obsesionua pas idesë se fëmijët do të merreshin nga shërbimi social, kështu që vendosi t’i vriste.

6Diane Downs qëlloi mbi tre fëmijët, duke vrarë njërin prej tyre për hir të dashurisë. Në vitin 1984, ajo u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau njërin prej fëmijëve dhe plagosi dy të tjerët. Arsyeja ishte se fëmijët ishin pengesë, pasi i dashuri nuk i donte.

7

Debra Jean Milke e çoi djalin e saj 4 vjeç në qendër tregtare për parë Babagjyshin e vitit të ri, pasi kishte porositur vrasjen e tij. Teknikisht ajo nuk e vrau djalin e saj, por pavarësisht ksaaj ajo u dënua për vrasje të shkallës së parë të djalit Christopher në 1989. Sipas gjykatës, Milke kishte dalë në përfundimin se djali ishte një pengesë për të, kështu që i kërkoi shokut të dhomës ta vriste.

8

Kenisha Berry vrau foshnjen e saj dhe 5 vite më vonë tentoi të vriste tjetrin. Në vitin 1998, në moshën 20 – vjeçare, Kenisha Berry kreu vrasjen më makabre të dekadave të fundit. Më 29 Nëntor, ajo e lidhi me ngjitës izolant nga koka tek këmbët djalin e saj 4 ditësh, e futi atë në një qese dhe e hodhi në koshin e plehrave, që çoi në vdekjen e tij. Trupi i foshnjes u identifikua 5 vite më vonë, pasi një tjetë i porsalindur u gjet i braktisur në një gropë në Qershor të 2003. Berry u dënua në Shkurt të 2004 – ën me dënim me vdekje për vrasjen e fëmijës së saj, një vendim që më vonë u konvertua burgim të përjetshëm./tvklan.al