Pesë nga 10 viktimat që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Kroacia, janë nga Gjakova. Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka thënë se në mesin e viktimave nga Kosova janë edhe nënë e bijë.

“Gjakova e ka pësuar keq. Është tepër e rëndë të mendojnë se si ndihen familjet e viktimave. Janë pesë viktima nga Gjakova. Përveç bashkëshoferit që është konfirmuar më herët se ka ndërruar jetë në këtë tragjedi, kemi edhe katër viktima tjera. Kemi një nënë dhe një vajzë nga fshati Devë, dhe një tjetër grua nga fshati Lipovec”, ka thënë kryetari i komunës së Gjakovës në RTV Dukagjini.

Autobusi me shtatas nga Kosova u aksidentua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kroaci, ku doli nga rruga duke u përmbys.

10 shqiptarë të Kosovës humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 45 të tjerë mbetën të plagosur. Autobusi udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

Shoferi pranoi se e kishte zënë gjumi dhe për këtë arsye humbi kontrollin e mjetit. Ai është arrestuar nga autoritetet kroate. /tvklan.al