Ajo është një moderatore e dashur për publikun, që ka krijuar profilin e saj prej 12 vitesh. Nga dalja e parë në ekran, Iva Mera ka provuar eksperienca të ndryshme në karrierën e saj si moderatore dhe jo vetëm.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu më tepër për mëmësinë. Brenda një viti e gjysmë Iva Mera është bërë nënë e dy djemve, Arturit dhe Amarit, dhe gjatë emisionit tregoi se tashmë jeta e saj ka ndryshuar totalisht.

“Tashmë që jam nënë e dy djemve, prioriteti iu takon atyre. Në fillim ishte Arturi mbreti i familjes të cilin ne mezi e pritëm që të vinte në jetë. Ishte fëmijë shumë i qetë dhe vazhdon ende të jetë dhe kjo ndoshta na dha spunton të bënim edhe një tjetër. Amari është komplet natyrë tjetër, komplet kapriçoz, i kërkon gjërat në moment dhe nuk të lë kohë as për t’i përgatitur qumështin. Çdo nëne i ndryshon mënyra e jetesës. Kur isha shtatzënë takoja mikeshat e mia të cilat më thonin: “Shijoje momentin sa i ke në bark sepse më pas do t’i kesh tentakulat e ngritura sepse të sjellin situata të paparashikueshme”. Vështirësia ishte që në fëmijën e parë, isha nënë e re, por kur erdhi në jetë Amari gjithçka ndryshoi. Është dyfish përkujdesje sepse Amari duhet të marrë veten sepse është ende 3 muajsh.

Kur rri dhe mendoj, llogaris orët dhe ka raste që në 3-4 ditë mund të kem fjetur 6 orë dhe them s’i ka mundësi që Zoti i jepka femrës këtë lloj force për të rritur fëmijë. Të dy fëmijët i kam në shtëpi, të madhin nuk e kam çuar në çerdhe sepse kam frikë sepse mund të më sjellë viruse në shtëpi dhe nuk e di nëse Amari është gati për t’i përballuar. Pas 4-5 muajsh do t’i çoj të dy”,

tha Mera.

/tvklan.al