Një 62-vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e një pallati të shembur 14 orë pas tërmetit vdekjeprurës në Izmir të Turqisë. Mediat turke kanë bërë publike pamjet e momentit të shpëtimit të Emine Eren.

Pasi forcat e kërkim-shpëtimit arrijnë ta nxjerrin nga mbetjet e ndërtesës së shembur menjëherë fillojnë duartrokitjet, çka u jep shpresë autoriteteve që mund të gjejnë ende persona të gjallë nën rrënoja.

Pas këtij rasti, një 53-vjeçare tjetër u shpëtua pas 15 orësh nën rrënoja. Mediat kanë bërë publike detaje prekëse teksa djali priste nënën të dilte nga rrënojat.

“Nënë, mbahu, jam këtu”, është dëgjuar të thotë ai, teksa të lënduarën, Fadime Tolu, e fusnin në ambulancë dhe e dërgojnë në spital.

Anadolu Agency shkruan se operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë në 9 pallate në Izmir. /tvklan.al