Në programin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, këtë të shtunë nuk munguan surprizat. Gazetarja e Tv Klan dhe drejtuesja e “Pro Business”, Oljana Maloku ndau lajmin e bukur që është në pritje të ëmbël.

Por para se të zbulonte shtatzëninë e dytë, Maloku e cila është nënë e një djali, tregoi edhe momentin e vështirë gjatë lindjes së parë, pasi i bëri reaksion penicilina. “Anuar lindi, unë rilinda atë ditë”, shprehet prezantuesja teksa tregon për këtë moment të vështirë.

“Ishim pak në dilemë nëse kisha hyrë apo jo në të 9-tin, në përllogaritjet që bënim, por pjesa më e vështirë që unë kalova ishte që për herë të parë më bën alergji penicilina. Më bëjnë epiduralin dhe më thonë për 5 minuta do kesh bebin në dorë. Çajnë barkun dhe kur… Në protokoll e kanë që bashkë me serumin të fusin një antibiotik, sepse ti ke një plagë në trup, plus gripi që unë kalova, duhet. Gjithë jetën kisha bërë gjilpëra në familjen e penicilinës, edhe më pyetën ke alergji nga ndonjë gjë. Jo i thashë sepse realisht nuk kisha pasur kurrë. Në momentin që më vendosin vigonin dhe ajo direkt në gjak, unë i them nuk më frymë, nuk kam jetë, po vdes. Dhe aty u ulën të gjithë rregullsitë në zero, që janë alarmuar. Këtej barku hapur, se ishte momenti që do dilte bebi. Nuk mbaj mend asgjë, përveç pjesës që i kanë fotografuar dhe unë i kam parë mbrapa. Po askush nuk kishte guximin për me dhënë lajmin, sepse të gjithë tonin t’ju rrojë djali. T’ju rrojë djali thoshte im shoq, por nusja? Nusja, do t’jua thotë mjeku. Nuk jepnin shpjegime. Ajo që në fund u tha ishte bëni një kurban, 1 në një milion shpëton në rastin që të bëjë penicilina këtë lloj alergjie kaq të rëndë, këtë reaksion me plagë të hapur në lindje. Domethënë Anuar lindi, unë rilinda atë ditë. Por që periudhë shumë e vështirë që të bën pak të mendosh herën e dytë. OK do thuash do marr masa sepse tani e di çfarë kam, etj”.

Por si e zbuloi prezantuesja shtatzëninë e dytë?

“Unë e zgjata nga pandemia sepse e njoh veten dhe e kalova 4 herë Covid-in. Në momentin që tani marr vesh që jam shtatzënë, e mora vesh sepse më hipi temperatura. Një ditë pasi më vonon cikli, më nis temperatura dhe thashë të shoh njëherë mos jam shtatzënë, që të mos pi ilaçe. Bëj testin, isha shtatzënë. U ruajta gjithë pandeminë, prap tani sapo e mora vesh në të dytën unë isha me 38 një javë, me temperaturë. Disa gjëra nuk duhen menduar, vetëm duhen jetuar dhe menaxhuar, kaq. Sepse po të mendojmë i bie të mos hedhësh asnjë hap”.

E në fund, prezantuesja zbulon se është në pritje të një vajze./tvklan.al