
Nënë për herë të parë, habit biznesmenia
10:18 25/01/2023
Paris Hilton po e nis vitin 2023 me një titull të ri: mama!
Biznesmenia dhe personaliteti mediatik, 41 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Carter Reum, mirëpritën fëmijën e parë së bashku, një djalë i cili erdhi në jetë nga një nënë surrogate.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të jem nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter gjetëm njëri-tjetrin”, tha Paris Hilton për People.
Lajmin ajo e ndau edhe me fansat me anë të një postimi në Instagram të martën, duke i surprizuar ata jo pak./tvklan.al