Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Pëllumb Çela paraqet vërejtjet ndaj shkeljeve të ligjit në KQZ që po u bëhen forcave të tjera politike për referendumin. Pëllumb Cela që është njëkohësisht dhe përfaqësues i Partisë Demokratike i pyetur se nëse këto vërejtje nuk pranohe, a do të tërhiqej nga KQZ, shprehet :

“Ne kemi vendosur një afat prej pesë ditësh, me qëllim që të kompesohen forcat e tjera politike, me të njëjtën kohë që është bërë propagandë në Televizionin Shtetëror. Ka besim se këtu do të mbetet lidhur me shkeljet që po i bëhen ligjit. Nëse do të vazhdojë më tutje dhe nëse nuk respektohet afati, ne do tu kërkojmë forcave politike të cilat përfaqësojmë, të mbajmë një qëndrim të përbashkët. Në mungesa të specialistëve të OSBE-së, të fondacionit të sistemit të zgjedhjeve të cilët kanë rënë dakort që të asistojnë në punimet e zgjedhjeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ka sjellë probleme si dhe shkelje ligjore. Si nënkryetar i komisionit më duhet të përsëris ftesën për të qënë të pranishëm për të mirën e zhvillimit të fushatës.”

Pamje nënkryetari i KQZ-së Pëllumb Çela intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame