Takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me serbët në Kosovë ishte shumë i rëndësishëm, kryesisht për shkak të unitetit. Kështu ka deklaruar mbrëmë nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç.

Ai gjithashtu tha në TV Pink se vaksinimi në Kosovë është një temë e veçantë, duke marrë parasysh që Prishtina refuzoi vaksinat, transmeton Klan Kosova.

“Ndodhi që Prishtina refuzoi vaksinat dhe ato tregojnë të gjithë qëndrimin ndaj jetës. Vaksina iu ofrua të gjithëve”, theksoi Jevtiç dhe shtoi se menjëherë pas kësaj, u organizua që qytetarët të cilët dëshirojnë të vaksinohen në Kurshumli dhe se ky është një tregues se sa kujdesen shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiç për qytetarët e tyre, transmeton Klan Kosova./tvklan.al