Nënshkrimi i marrëveshjes 3-vjeçare mes FMN-së dhe Shqipërisë




Nënshkrimi i marrëveshjes 3-vjeçare mes FMN-së dhe Shqipërisë

Autori: Blendi Fevziu

23:00 29/11/2005

Nënshkrimi i marrëveshjes 3-vjeçare mes FMN-së dhe Shqipërisë është një çështje e mprehtë dhe që do të ketë ndikim në gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo është marrëveshja e shtatë nënshkruar me FMN, bashkëpunim i cili ka filluar që prej vitit 1991.

Por për të diskutuar më shumë dhe për të treguar detaje lidhur me impaktin që do të ketë kjo marrëveshje në shoqërinë shqiptare ishin të ftuar në “Opinion” ministri i Financave Ridvan Bode, guvernatori Ardian Fullani dhe Istvan Székely shefi i ri i misionit për Shqipërinë.

“FMN dhe banka botërore asistojnë në gjithë vendet e tranzicionit dhe në vende të tjera që janë po ashtu në periudha zhvillimi dhe kanë për mision që politikat e ndërtuara nga qeveritë të mos shkaktojnë efekte që të mund të destabilizonin vendin. Vështirësia qëndron në faktin që objektivat ambicioze të qeverive të vendosen në fokus të kontrolluar. Prania e FMN është një garanci që invesititorët e huaj”, tha Bode./tvklan.al













Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:00 29/11/2005