Kryeministri australian: Kjo marrëveshje do të hapë ‘derën më të madhe ekonomike’

Australia dhe India kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe tregtare, e cila cilësohet historike pasi vendi ka negociuar me NewDehlin për një dekadë.

Marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë Australi-Indi u nënshkrua në një ceremoni virtuale nga Ministri i Tregtisë, Dan Tehan dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Indisë, Piyush Goyal. Kryeministri australian Scot  Morrison dhe homologu i tij Indian Narendra Modi ishin dëshmitarë të kësaj ceremonie.

“Ne po hapim derën më të madhe të një prej ekonomive më të mëdha në botë në Indi,” tha  Morrison përpara ngjarjes.

Marrëveshja tregtare shkurton tarifat për një sërë eksportesh australiane në Indi, duke përfshirë qymyrin, thjerrëzat, mishin e deleve dhe leshin. Ai përfshin gjithashtu një ulje graduale të tarifave për verën dhe një sërë produktesh të tjera bujqësore.

“Ekonomia indiane vlen miliarda dhe për këtë arsye ka shumë vende që duan të bëjnë më shumë biznes me Indinë, por në fakt është Australia ajo që ka mundur ta sigurojë një  marrëveshje që vetëm ne mundëm ta arrinim”, tha Morrison.

Australia dhe India filluan bisedimet për marrëveshjen tregtare në vitin 2011, por diskutimet u bllokuan dhe u pezulluan në 2015. Qeveria e Morrison po kërkon të zvogëlojë varësinë e Australisë nga partneri i saj më i madh tregtar Kina.

Klan News