Balluku: Ringjallet projekti i TEC-it të Vlorës

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy dhe Snam për të eksploruar bashkëpunimin potencial për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.

Teksa morri pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ky projekt do të ringjallë projektin e TEC-it të Vlorës.

Pjesë shumë e rëndësishme e këtij projekti është kthimi Shqipërisë në një nyje të rëndësishme në shpërndarjen e gazit në rajon.

Ministrja Balluku tha se vendi ynë duhet të shfrytëzojë të gjitha benefitet që krijon kalimi në territorin shqiptar gazsjellësi TAP dhe t’i japë bizneseve dhe shqiptarëve një energji më të lirë.

Tv Klan