Nisi puna për ndërtimin e nënstacionit të ri në zonën e Kombinatit në kryeqytet, i cili do t’i japë fund defekteve të energjisë elektrike në këtë zonë.

Nënstacioni i vjetër ishte ndërtuar në vitin 1948, dhe do të rinovohet pas një investimi me vlerë 10 milion euro nga Banka Botërore dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha gjatë inspektimit të punimeve se investimi do të ulë edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa administarori i OSHEE-së Ardian Çela tha se nënstacioni i ri do të jetë gati në muajin Dhjetor.

Tv Klan