Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka intervistë për grevën dhe bojkotin e studentëve në Shkodër. Sipas Neritan Cekës iniciativa nga grupet studentore duhet të ketë gjithmone por më shumë për problemet e arsimit dhe të mos merren me ato politike të nxitura nga Partia Demokratike.

Greva e studentëve është normale por ajo duhet të lidhet me mungesat që ka arsimi në Shqipëri dhe sidomos për njohjen e diplomave dhe jashtë vendit. Gjithashtu niveli i mësimdhënies po bie dhe shumë pedagoge po largohen nga vendin. Këto janë disa probleme që studentët duhet të ngrenë zërin. Studentët duhet të rrinë larg nga spicat që futen nga PD-ja.”-tha ai./tvklan.al