Në Angli i duket shumë larg viti 1966 kur vetë mbretëresha Elizabetë i dorëzonte Bobby Moore trofeun Jules Rimet.

Në vendin ku lindi futbolli po imagjinojnë, nëse suksesi do të përsëritet më shumë se gjysmë shekulli më vonë. Radhën e ka Harry Kane të marrë kupën e botës.

BBC ka shkuar përtej imagjinatës duke krijuar një spot ku lojtarët anglezë shihen si heronjtë e mundshëm. Një sukses i ëndërruar për breza me radhë dhe i arritur në 2018. Nuk mungojnë urimet e kryeministres Theresa May apo pritja mbretëresha në Buckingham Palace.

Sterling meriton një kartmonedhë me emrin e tij që vlen 10 sterlina. Në shtëpinë e Vardy festa nuk pushon prej 2 ditësh. Të flasim për modelin Cahill në prerjen e flokëve që është më i pëlqyeri. Nuk mund të harrojmë emrat e preferuar për fëmijët Alexander dhe Arnold.

Ky sukses duhet shpërblyer edhe për Lingard që qëndron në statujën përkrah yjeve të dikurshëm të Manchester United. Nuk ka më mirë, Anglia kampione e botës për të dytën herë, për momentin vetëm një ëndërr e BBC.

Tv Klan