Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte mjeku Pëllumb Pipero. Ai u përgjigj pyetjeve të publikut në lidhje me koronavirusin.

Njëra nga pyetjet ishte: Nëse e ke kaluar njëherë COVID-19, a mund ta marrësh sërish atë virus? Mjeku u përgjigj se nga konstatimet dhe studimet e bëra deri tani rezulton se kush e kalon sëmundjen njëherë, nuk infektohet prapë.

Pëllumb Pipero: Të gjitha konstatimet, faktet apo studimet e bëra deri tani, edhe pse jemi ende herët, dëshmojnë se sëmundja nuk rikthehet dhe në rast se e kalojmë njëherë, nuk e marrim për herë të dytë. Pra me sa duket sëmundja lë imunitet. Ky është një lajm shumë i mirë, të cilin sot për herë të parë e ndaj me qytetarët.

Rudina Magjistari: Kjo është e sigurt, që e merr njëherë dhe jo më?

Pëllumb Pipero: Duhet të presim së paku 6 muaj për të bërë deklarata të tilla, por një studim që më ka ardhur mbrëmë vonë nga Italia dëshmon se kush e kalon sëmundjen njëherë nuk infektohet prapë. Këto janë studime në mes të kësaj epidemie. Mesa duket sëmundja lë imunitet, sesa i qëndrueshëm do jetë, i ngelet kohës për ta vërtetuar sepse duhet së paku të kalojnë 6 muaj për ta verifikuar./tvklan.al