Nëse iPhone juaj ka probleme, Apple mund t’jua riparojë falas - Tv Klan

Nëse iPhone juaj ka probleme, Apple mund t’jua riparojë falas


Nëse iPhone juaj ka probleme, Apple mund t’jua riparojë falas

09:13 23/11/2021

Për të gjithë ata që kanë iPhone 12 ose iPhone 12 Pro dhe kohët e fundit kanë pasur probleme me altoparlantin, mund të keni fat për të përfituar riparimin falas nga Apple.

Në një njoftim, Apple shkruan se disa pajisje të prodhuara gjatë Tetor 2020-Prill 2021 mund të hasin probleme të tejçimit të zërit për shkak të vendosjes së gabuar.

Në rast se celulari juaj nuk lëshon tinguj nga marrësi kur merrni ose bëni telefonata, mund të jetë i pranueshëm për të përfituar shërbimin.

Apple ose një Pikë e Autorizuar Shërbimi Apple do të kryejë procedurën, pa asnjë pagesë.

iPhone 12 mini dhe modelet e iPhone 12 Pro Max nuk janë pjesë e programit./tvklan.al








Të ngjashme