Ardit Gjebrea në emisionin “E Diela Shqiptare”  ka pyetur këtë të diel anëtarët e jurisë të festivalit “Kënga Magjike” se si do të reagonin ata nëse dikush nga artistët konkurrent do të tentonin të kërkonin disa “borxhe”.

Ardit Gjebrea: Si do ta menaxhonit një ndërhyrje nga artistët apo të afërmit e tyre, se sigurisht nuk do shpëtoni deri në fund nëse ende nuk janë futur në ato që quhen edhe “borxhe jete”

Anxhela Faber: Mua më ka ndodhur me thënë të drejtën, por unë gjithmonë nisem nga e kuqja, se skena e “Këngës Magjike”, të nxjerr në pah siç je.

Ema Andrea: Ne jemi një vend që ndërhyjmë në përgjithësi se jemi mësuar kështu. Tani na është bërë stereotip të ndërhyjmë edhe kur e meritojmë edhe kur se meritojmë.

Ardit Gjebrea: Po, i ke një borxh jete dikujt, si do ta menaxhoje?

Ema Andrea: Do abstenoja, do largohesha, do tregohesha prapë e ndershme, do ruaja veten, o duke u larguar o duke bërë një pakt që të mos votoja atë ditë. Nuk e di do e gjeja një zgjidhje.

Ardit Gjebrea: Pra do ma tregoje? Të lutem më trego se nuk e fus fare.

Ema Andrea: Të them të  drejtën te unë deri më tani nuk ka ndodhur. Ndoshta se nuk jam në botën e muzikës, ndonjë kompliment i tepruar, po.

Ardit Gjebrea: Ka qenë fillimi.Pirro çfarë thotë?

Pirro Çako: Unë kam ardhur për të bërë diçka me profesionalizëm dhe me pastërti. Në qoftë se do kem një ndërhyrje i siguroj që do të marrin atë që meritojnë, pra do jap me pastërti dhe profesionalizëm atë që personi do japi këtu në skenë.

Ardit Gjebrea: Jonida je viti i tretë, je vaksinuar.

Jonida Maliqi: Për mua është problem. I bashkëngjitëm mendimit të Anxhelës, Emës dhe Pirros. Fatmirësisht nuk kam borxhe jete,kështu që në mënyrë absolute unë e kam treguar dhe jam gjithmonë pro profesionalizmit dhe jo atyre miqësirave të kota.

Ndërsa Kozeta Kurti është shprehur se asaj i kanë shkruar për një kushërirën e vet që do marrë pjesë në “Këngën Magjike” ajo madje lexon edhe mesazhet e shkëmbyera në studio.  Mesazhit të Kozetës “Mos më ngatërro” i është përgjigjur se nuk donte gjë, thjesht ia kishte thënë dhe në këtë rast anëtarja e jurisë e kishte mbyllur komunikimin duke “e besuar” se ishte keqkuptim e i kishte shkruar “më fal ti mua, po kam marrë 40 mesazhe të tilla, prandaj”./tvklan.al