“Nëse ju pëlqen mund të bëni seks me të dashurën time” – TV KLAN

“Nëse ju pëlqen mund të bëni seks me të dashurën time”

Një marrëdhënie normale që u kthye në ferr

Të gjithë mendonin se ata ishin çifti ideal dhe gjithçka në pamje të jashtme dukej e përsosur, por në të vërtetë ishte ndryshe. Carleigh Hager dhe Ryan Cameron, të dy nga Indiana, SHBA, u njohën në vitin 2015 në një festë që po zhvillohej në shtëpinë e një mikut të tyre. Ata u “dashuruan” më shikim të parë dhe e kaluan natën bashkë. Por sot Cameron është pas hekurave, pasi është dënuar me 6 vite burg.

“Unë jam e kënaqur që ai tani është prapa hekurave dhe nuk mund të dëmtojë askënd tjetër”, ka thënë Hager kur mësoi për dënimin që mori ish i dashuri i saj”.

Historia

Carleigh u takua me Cameron, një tregtar makinash, në Mars të vitit 2015 në një festë. “Ai ishte i mrekullueshëm, atë natë e kaluam bashkë, pasi unë isha e dehur, por gjithçka shkoi shumë mirë”, ka thënë Carleigh

Ditën tjetër Carleigh e kërkoi Ryan në Facebook për ta falenderuar. Dyshja shkëmbeu mesazhe dhe Ryan e ftoi atë për të dalë. Ata nisën të frekuentoheshin çdo ditë, dhe ai tregohej i kujdesshëm ndaj Carleigh.

“Dilnim për darka romatike dhe udhëtonim bashkë shumë shpesh”, ka thënë ajo.

Deri në Shtator të vitit 2015 ata ishin një çift i mrekullueshëm. Por një muaj më vonë, gjatë një ceremonie dasme, Ryan humbi durimin e tij. “Atë natë më dhunoi kur ishin në dhomën e hotelit, dhe menjëherë më kërkoi falje dhe unë e fala”, thotë, Carleigh.

Pas kësaj, Ryan u bë posesiv. Në Prill të vitit 2016, çifti vendosi të jetonin bashkë, por Ryan nuk pranoi që miqtë e Carleigh të vizitonin, shkruan media britanike, “The Sun”.

“Unë mendova se ai po më mbronte. Por natyra e tij kontrolluese u bë e padurueshme. Në Korrik më kërcënoi se do më vriste nëse do të largohesha nga ai, kështu që vendosa të qëndroja”, është shprehur 27-vjeçarja.

“Jashtë ne ishim çifti i përsosur dhe të gjithë mendonin se do të martoheshim, por në të vërtetë unë përjetoja çdo ditë tmerr nga ai njeri”.

Më pas, në Gusht 2016, çifti morën pjesë në një tjetër dasmë ku Ryan e humbi kontrollin përsëri. Ryan e tërhoqi zvarrë Carleigh deri tek dhoma e hoteli ku dhe e dhunoi, madje dhe duke e kafshuar.

“I thashë familjes së më ka kafshuar qeni dhe e mbuloja pjesën me make –up, pasi nuk kisha se çfarë të bëja”, ka rrëfyer e reja.

Ryan i blinte shpesh dhurata Carleigh në mënyrë që ajo ta falte, por situatat e dhunës përsëriteshin sërish.

Gjatë dy muajve të ardhshëm, Carleigh jetoi në frikë nga Ryan. Ajo rrinte me orare të gjata në punë në mënyrë që të shpenzonte sa më pak kohë më të dashurin, pasi kishte frikë.

Në Tetor 2016, Carleigh dhe Ryan shkuan në një dasmë të mikut të tyre, por ajo vendosi të largohej herët nga ceremonia dhe iku në shtëpi. Në mesnatë dëgjoi në banesë disa zëra meshkujsh dhe u çua dhe pa se Ryan kishte marrë miqtë.

“Në një moment dëgjova Ryan që ju thotë shokëve të se ata mund të bënin seks me mua nëse unë ju pëlqeja. Ai me shty në korridor për të më çuar në dhomën e gjumit, më pas me futi duar në fyt dhe më përplasi për mur, gjaku u përhap gjithandej dhe isha në mëshirë të fatit”, ka treguar ajo.

Një nga fqinjët ka dëgjuar zhurma dhe ka njoftuar policinë e cila ka bërë të mundur dhe arrestimin e Rayan, ndërsa Carleigh u dërgua në spital ku dhe ju nënshtrua një operacioni.

Për një muaj, ajo nuk ishte në gjendje të hante ushqim, si dhe kishte problem të fliste, pasi Ryan e kishte kafshuar dhe në gjuhë. Në Gusht 2017, Ryan Cameron, nga Indianapolis, u deklarua fajtor dhe u burgos me 6 vite.

Carleigh ka thënë tani se ka gjetur njeriun e ëndrrave dhe është në një marrëdhënie me Jason Glenn, 29 vjeç, një piktor dhe ka një vajzë të mrekullueshme.

Ajo ka vendosur ta tregojë historinë e saj për t’ju bërë apel të gjitha vajzave, që nuk duhet të lejojnë meshkujt ti dhunojnë./tvklan.al

Kategori
LifestyleTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione