Bërja e një tatuazhi në qoftë se keni një sistem imunitar të dobët mund të shkaktojë rrezikun e komplikacioneve, kanë paralajmëruar mjekët. Ky paralajmërim vjen pasi një grua me fibrozë cistike dhe mushkri të transplantuara, filloi të ndjente dhimbje në kofshë dhe gju pasi kishte bërë një tatuazh në këmbë.

Mjekët thonë se ata që marrin medikamente imunosupresante (medikamente që ulin rezistencën e trupit ndaj infeksioneve) duhet të marrin masa paraprake nëse vendosin të bëjnë tatuazhe. Këto medikamente shpesh jepen pas një transplantimi të organeve ose për trajtimin e sëmundjeve të veshkave ose artritit. Të tjerë që mund të kenë sistem imun të dobët janë ata me sëmundje kronike afatgjata të tilla si diabeti.

“Ne e dimë se te këta individë rreziku i infeksioneve është më i lartë kështu që nëse ata po mendojnë të bëjnë një tatuazh ose piercing, duhet ta shqyrtojnë me kujdes. Bisedoni me mjekun tuaj dhe sigurohuni që personi që ju bën tatuazhin të jetë i kualifikuar dhe të punojë me pajisje të sterilizuara

“, tha William Wilson, ortoped në Spitalin Universitar të Mbretëreshës Elizabeth në Glasgow./tvklan.al