Instagram po teston një heshtje një veçori të re, që me shumë gjasë pritet ta zbatojë në vazhdim. Thuhet që platforma po mendon që të mbyllë videot. Pra përdoruesve do u duhet që të vendosin kod për të parë videon.
Personat aktivë në Instagram do i bëjnë videot e tyre me kod. Me fjalë të tjera kjo do të jetë si një lojë për përdoruesit. Për të parë videon ata duhet të provojnë që të gjejnë kodin e duhur, që ka vendosur krijuesi i përmbajtjes.

Sipas ekspertëve kjo do të rrisë më shumë angazhimin e përdoruesve në platformë. Të famshëm, influencer e shumë të tjerë, do i bëjnë videot e tyre më ‘misterioze’. Ata mund të lajmërojnë në “story”, ose “threads”, se sapo kanë publikuar një “reels”, duke dhënë më pas pika orientuese për fjalëkalimin e videos. Përdoruesit duhet të “shtrydhin” trurin për të gjetur sipas orinetimit kodin dhe më pas të shikojnë videon.
Në një mënyrë apo në një tjetër kjo do të jetë dhe një sprovë për ata. Sa mirë i njohin të famshmit që ndjekin!/tvklan.al