Muzika nuk ishte ëndrra e parë e Sidrit Bejlerit. Në bisedën me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, këngëtari i cili ka një karrierë të suksesshme muzikore, thotë se fillimisht ëndrra e tij ishte sporti. Shtëpia e tij në Shkodër ndodhej pak metra larg stadiumit dhe ai ëndërronte fushën e blertë.
Aldo: Nëse s’do ishe muzikant, çfarë do ishe Sidrit?
Sidrit Bejleri: Ta kam thënë njëherë kur kemi pirë kafe bashkë.
Aldo: Në kafe po, por…
Sidrit Bejleri: Ëndrra ishte për t’u bërë futbollist.
Aldo: Po, m’u kujtua.
Sidrit Bejleri: Se kemi biseduar bashkë dhe kur të thashë pse Martini emrin etj. Ishte një ëndërr që ngeli në sirtar. Shtëpia ime nja 100 metër larg stadiumit, unë ndiqja Vllazninë në stërvitje, në ndeshje, s’diskutohet etj. Dilja në drita sepse aty kalonin të gjithë futbollistët pas stërvitjes, i shihje me biçjkleta ose në këmbë, me ato çantat e sportit që ne në atë kohë na dukeshin kryevepra ato çantat e sportit. Por pa e marrë ndonjëherë mundimin ose guximin për t’u futur, thjesht fiksimi. Kështu e ka edhe çuni, pavarësisht se ai u fut./tvklan.al