Taulant Muka, studiues i Epidemiologjisë në Universitetin BERN, në një lidhje me Skype në “Opinion”, paraqiti një grafik ku kishte marrë në konsideratë skenarin më të rrezikshëm që mund të vijë nga koronavirusi.

Ai tha se bazuar në supozime dhe statistike të grumbulluara mbi situatën në Kinë, nëse në vendin tonë nuk do të ishin marrë masa, atëherë do të kishim rreth 18 mijë viktima në një hark kohorë deri në 5 muaj.

“Ka disa të dhëna që bëjnë të mundur modelimin e rasteve dhe vdekshmërisë bazuar sipas grupmoshës. Këto janë të dhëna që janë bazuar mbi Kinën, në popullsinë shqiptare, bazuar edhe në disa të dhëna nga Anglia, kemi numrin e popullatës për grupmoshë. Nëse do të prisnim që 70% e popullatës do të infektohej, atëherë do të kishim këto numra që shikoni në tabletë, për grupmoshë.

Për shembull për 0-9 vjeç, do të kishim rreth 223 mijë të infektuar. Më pas bazuar në kalkulimet e deri tanishme, për shembull në rastin e këtyre fëmijëve, vetëm 223 fëmijë do të kërkonin hospitalizim.

 Nga këta 223 fëmijë vetëm 11 do të kërkonin terapi intensive.

Grupmoshat 70-73 vjeç, do të shikonim që 14 mijë do të kërkonin terapi intensive dhe nga ana tjetër, në total gjithë popullata, gati 137 mijë të infektuar do të kërkonin hospitalizim, 39 mijë prej tyre do të kërkonin terapi intensive dhe do të kishim një vdekshmëri prej 18 mijë veta.

Kjo nuk duhet të na alarmojë…

Nëse marrim rastin e Kinës, një artikull i fundit tregoi se numri i personave të infektuar është shumë më i lartë sesa i atyre që janë zyrtarisht. Mendohet se deri në fillim të marsit kanë qenë 1.9 milion të infektuar, dhe nëse shikojmë në terma të popullatës së Shqipërisë i thonë 66.6% e Shqipërisë. Pra ai 70% është i mundshëm nëse ne i lëmë të hapur dhe jetesa të funksionojë normalisht. Hipotetike, bazuar në supozime, nëse nuk do ishin marrë masa, kjo mund të ndodhte brenda një kohë 2, 3 apo 5 mujore”. /tvklan.al