Apple po lufton me një mjet përgjues të quajtur “zero-click” që mund të infektojë iPhone, iPad dhe Mac, pra të gjitha pajisjet më kryesore të gjigandit teknologjisë. Përditësimi i ri është një lloj bllokuesi ose “fashe” në problemin e padiktuar më parë.

Kërkues të pavarur identifikuan këtë mangësi të programit që lejon hakerat të hyjnë në këto pajisje përmes aplikacionit iMessage edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë një dokument apo link. Sipas Apple, kompania iu adresua problemit pas një dokumenti PDF që ishte përpiluar keq në mënyrë të qëllimshme.

Sipas kërkuese, pas kësaj qëndron kompania izraelite “NSO” që po përpiqej të përgjojë një aktivist saudit, ndërsa vetë “NSO” në një deklaratë për “Reuters” nuk e pranoi, por as mohoi këtë gjë. Ata thanë se “do të vazhdonin të siguronin zbatimin e ligjit dhe do të ofronin inteligjencë për çdo agjenci me anë të teknologjisë për të luftuar terrorin dhe krimin”.

Ndërkohë, Apple njoftoi për ndryshimet e kryera në programet operuese përkatëse të pajisjeve, iOS 14.8 dhe iPadOS 14.8. Njoftimi erdhi pikërisht kur kompania do të lançojë pajisjet dhe risitë e reja në eventin e shumëpritur të 14 Shtatorit./tvklan.al