Durrësi nesër kufizim të furnizimit me ujë, shkak stakimi i energjisë elektrike

Durrësi nesër kufizim të furnizimit me ujë, shkak stakimi i energjisë elektrike

12:20 30/03/2022

Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizime, gjatë ditës së nesërme mund të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në Durrës.

OST do të stakojë energjinë elektrike në të dy stacionet e pompave të ujësjellësit nga ora 08:00 deri në 13:00 për arsye remonti.

Bëhet e ditur se nga stakimi i energjisë elektrike, gjatë këtij orari nuk do të punojnë të dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot./tvklan.al








Të ngjashme