Edhe artistët janë bërë bashkë në një nismë që ka si synim ndihmën për familjet e prekura nga tërmeti.

Në një konferencë për mediat, iniciatorja e kësaj nisme, Inva Mula thotë se aktiviteti do të zhvillohet të dielën, në orën 17:00, në sallën koncertale të Kishës Ortodokse.

Nën titullin “Nesër është një ditë e re”,  në këtë mbrëmje synohen të mblidhen fonde në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kësaj nisme humanitare i janë bashkuar këngëtarë të njohur si, Aurela Gaçe, motrat Libohova, Jonida Maliqi etj.

Tv Klan