Nesër nis viti i ri akademik në universitetet e vendit dhe për shkak të pandemisë së Covid-19 mësimi nuk do të zhvillohet në auditore, por online.

Teksa uroi për një vit të mbarë studentët dhe pedagogët, rektori i Univeristetit të Tiranës Artan Hoxha njoftoi se është gati platforma ku do të zhvillohet mësimi në distancë.

Hoxha u bëri thirrje studentëve që të respektojnë të gjitha rekomandimet.

Fillimisht ishte parashikuar që në universitete leksionet të zhvilloheshin online ndërsa seminaret në auditore. Por 4 ditë para nisjes së vitit akademik, Komiteti Teknik i ngritur për koronavirusin njoftoi se mësimi do të zhvillohet plotësisht online nisur edhe nga përkeqësimi i situatës së pandemisë.

Klan Plus