14 tetor 2026- Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj nga Ministria e Arsimit solli atë se çfarë ka mbetur pas nga përplasja e ashpër mes studentëve dhe Policisë së Shtetit.
Gjatë një komunikimi me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bajraktaraj tregoi se në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto, sipas së cilës tregohej dhe skenari se si do të vijojnë rezistencën studentët.
Ai theksoi se të enjten studentët pritet të mblidhen para Kuvendit të Shqipërisë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ka njoftim për t’u mbledhur gjatë ditës së nesërme edhe përpara Parlamentit ndërsa në rrjete po qarkullon edhe një foto ku jepet ‘ultimatum’ për të dhënë dorëheqjen kryeministri Rama dhe na rast se nuk do ketë një dorëheqje të kryeministrit, atëherë do vijohet protesta te Kuvendi dhe te Presidenca”, theksoi ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 