Bashkia Tiranë: Kapacitetet janë për të pritur 12 mijë fëmijë në ditë

Afati i fundit i regjistrimit të vogëlushëve në çerdhe e kopshte në Tiranë është 11 Qershori. Sipas drejtoreshës së këtyre institucioneve në Bashkinë Tiranë,  Zhaneta Beqiri, fluksi është në rritje, por kapacitetet janë për të mirëpritur 12 mijë fëmijë në ditë.

Nga viti në fund për të marrë këtë shërbim, fluksi është në rritje. Ditën e Premte, gjithë ky dokumentacion vjen në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve dhe është komisioni që e shqyrton për të nxjerrë pastaj emrat e fëmijëve që do të frekuentojnë çerdhen. Tirana ka 37 çerdhe, pra kanë qenë 36 dhe një çerdhe e re që u shtua në Qesarakë në muajin Prill, janë 45 kopshte në Tiranën urbane dhe 50 grupe në Tiranën rurale. Ka kapacitet për të mirëpritur deri në 12.000 fëmijë në ditë”.

Për të marrë shërbim pranë këtyre institucioneve të edukimit, Bashkia Tiranë ka një listë me kategoritë prioritare, si fëmijët me nevoja të veçanta apo status jetimi.

Numri i vendeve të lira që korresponojnë me numrin e fëmijëve që largohen nga çerdhja për në kopësht është diku te 2000 vende të lira. Numri i aplikimeve për të marrë këtë shërbim është shumë më i lartë. Fillimisht do të marrin shërbimin kategoritë prioritare, ku janë fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e prindërve me nevoja të veçanta, fëmijëve që kanë statusin e jetimit apo të prindërve me status jetimi dhe fëmijë të prindërve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Pasi kalojmë këtë grupim të fëmijëve, grupimi tjetër që kam prioritet, janë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune”,u shpreh Beqiri.

Çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit do vijojnë të jenë të hapura gjatë gjithë verës, prej mëngjesit deri pasdite me shërbim të plotë sipas Bashkisë Tiranë.