Nesër mocioni i mosbesimit për Qeverinë Kurti

Nesër mocioni i mosbesimit për Qeverinë Kurti

20:08 24/03/2020

Vjosa Osmani paralajmëron mungesën në Kuvend

Situata politike në Kosovë ka dominuar atë të  pandemisë së koronavirusit me të cilën po përballet e gjithë bota, përfshirë edhe Kosovën.

Ndonëse IKSHP-ja ka rekomanduar dy metra distancë, dhe administrata e Kuvendit ka thënë se në sallën ku mbahen seancat plenare nuk janë kushtet për t’u respektuar ky rekomandim, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër me distancë prej 1.5 metra, të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani tha se nuk e përkrah këtë mocion ndërsa kërkoi edhe të tjerët të votojnë kundër.

“Mes respektimit të procedurave për organizmin e seancave dhe interesit të shëndetit të publikut, gjithmonë do të zgjedhë të dytën”.

Ndërsa përplasje nga ana tjetër ka edhe ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit.

Presidenti ka kundërshtuar miratimin e masave të reja nga qeveria e Kosovës për ndalim qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në orë të caktuara duke thënë se janë antikushtetuese.

Ndërkohë shtetet anëtare të Quintit iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

Ka reaguar edhe zyra e BE-së në Kosovë, ku u bëjnë thirrje udhëheqësve të institucioneve të Kosovës të punojnë të gjithë së bashku në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës.

Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional por për unitet politik”, thuhet në reagim.

E gjithë kjo situatë po ndodh në një kohë kur ka nisur shtimi i numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, derisa 10 ditët e ardhshme duket të jenë vendimtare për të parë se sa është përhapja e këtij virusi në nivel vendi.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi