Nesër në tarracën e Operas vihet në skenë “5 ditë mbret”


Nesër në tarracën e Operas vihet në skenë “5 ditë mbret”

23:47 10/09/2020

Rikthehen aktivitetet kulturore

Komedia “ 5 ditë Mbret” është shfaqja që do të ngrejë siparin e sezonit artistik në Teatrin Metropolitan për këtë vit, pas më shumë se 5 muajsh mbyllje për shkak të pandemisë Covid-19.

Me regji nga Stefan Çapaliku, kjo komedi është frymëzuar nga një ngjarje e dëshmuar publikisht prej një kllouni gjerman, i quajtur Otto Ëitte, lindur më 1872 dhe që vdiq në vitin 1958.

Që në titull kjo shfaqje me një sarkazëm të thellë tregon se çfarë bëri kllouni Otto për të marrë pushtetin, një histori kjo e cila tregon se edhe Shqipëria në vitin 1913 është drejtuar nga ky mbret.

Kllouni gjerman vjen nën interpretimin e aktorit Rafael Hoxhaj, ndërsa teatrin politik siç e cilëson edhe vetë regjizori, e luan Ismail Shino.

Sipas Stefan Çapalikut, kjo komedi është një mënyrë për t’iu treguar njerëzve se dhe vendin tonë mund ta drejtojnë kllounët .

Çapaliku shprehet se nuk ekzistojnë dokumente që ta vërtetojnë rrëfimin e këtij kllouni, se në vitin 1913, Shqipëria ka patur një mbret që e ka drejtuar vendin për vetëm 5 ditë. 

Mendohet se ky klloun qëndroi në Durrës dhe autoritetet i ofruan gjithçka që dëshironte një mbret, përfshirë këtu edhe thesaret e shtetit.

Më pas historia tregon se Mbreti Otto që jetëgjatësinë e pati vetëm 5 ditë, e braktis Shqipërinë nga frika se mund të arrestohej.

Shfaqja do të jepet ditën e nesëme në Tarracën e Institutit Italian të Kulturës, pranë Bibliotekës Kombëtare duke zbatuar të gjitha protokollet për ruajtjen nga infektimi.

Klan Plus

Gazetare: Livia Çelo




Të ngjashme