Ekipi i Tiranës nesër do të përballet me serbët e Cervena Zvesdës për turin e dytë kualifikues të UEFA Champions League.

Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozërisë për shkak të pandemisë Covid-19, por dy klubet si Tirana dhe Cervena kanë të drejtë të ftojnë 10 persona VIP në stadium e ndërsa për stafet përkatëse të gjithë do të jenë të pajisur me letërnjoftimin.

Ndeshja mendohet të jetë më shumë se sportive ku dhe policia ka marrë masa të rrepta për të shmangur incidentet.

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo do të hedhë në fushë pa dyshim formacionin më të mirë. Ai tha se Tirana ka avantazh pasi luan në shtëpi dhe “do japim maksimumin me ndihmën e Zotit, Tirana do ja dalë”>

Po ashtu, edhe trajneri serb Dejan Stankovic u shpreh optimist kur tha se skuadra e tij do të arrijë fazën e grupeve.

Cervena Zvesda mbërriti këtë të hënë në tokën shqiptare nën masa të rrepta sigurie.

Ditën e nesërme ekipi kryeqytetas do të përballet ne Cervena Zvesden ose siç njihet ndryshe ‘Red Star’. Në rast fitoreje të Tiranës, arkat e klubit bardheblu do të mbushen, pasi dhe Presidenti Halili u ka premtuar lojtarëve premio.

Bastet sportive e kanë kuotuar fitoren e Tiranës me koeficientin 6.00, ndërsa fitoren e Cervenës me 1.50.

Klan Plus