Real Madrid dhe Barcelona në sfidë me mungesa në fushë

Është ndeshja më e mirëpritur nga bota e futbollit, por ‘El Clasico’ e parë e sezonit 2020-2021 do të jetë ndoshta më e çuditshmja ndonjëherë. Në takimin që do të zhvillohet të shtunën duke nisur nga ora 16:00, ‘Camp Nou’ do të jetë tërësisht i boshatisur. Për më tepër të dy klubet të jenë në një krizë si kurrë më parë. Real Madrid nuk po shkëlqen në urdhrat e Zinedine Zidane, ndërkohë që problemet e Barcelonës sa vijnë e shtohen.

Të dyja ekipet vijnë nga një humbje me ekipe modeste si Cadiz dhe Getafe. Sikur të mos mjaftonte forma e dobët, Barcelona nuk do të ketë në dispozicion as dy futbollistë stabël të formacionit, si Marc Ter Stegen dhe Samuel Umtiti. Emocionet e para ndeshjes kanë kapluar trajnerin, Ronald Koeman. Në konferencën për shtyp, holandezi u shpreh se shpreson të fle i qetë, ndërsa shtoi se ekipet kanë presion për rezultat.

Është një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat. Tifozët mungojnë dhe kjo do të jetë e çuditshme. Por pak nga pak duhet të mësohemi. Edhe ne, edhe Reali ka presionin e rezultatit. Fusha do e tregojnë potencialin e secilës. Kam emocione, por shpresoj të fle i qetë!”, u shpreh Ronald Koeman.

Ndërkohë nga ana tjetër, tekniku Zinedine Zidane konfirmoi prezencën e Sergio Ramos, teksa shtoi se kjo është një El Clasico ndryshe dhe tepër speciale.

E dimë se me kë do të përballemi. Është El Clasico ndryshe, por gjithmonë një ndeshje speciale. Sfida me Barcelonën është e veçantë për të dalë nga kjo situatë. Sa i përket Ramos, ai është kapiteni ynë, lideri ynë. Është gati 100% për nesër”, thotw Zinedine Zidane.

Dueli i së shtunës mes Barcelonës dhe Real Madrid do të jetë e 278 në histori, mes takimeve zyrtare e miqësoreve. Katalanasit udhëheqin me 115 fitore kundrejt 100 të mbretërorëve, ndërkohë që 62 janë mbyllur në barazim.

Klan Plus