Pasagjerët duhet të jenë 3 orë para nisjes për të verifikuar dokumentacionin

Pas një periudhe të gjatë pezullimi për shkak të shfaqjes së variantit britanik të ri të koronavirusit, të mërkurën rifillon fluturimi i parë nga Rinasi për në Britaninë e Madhe.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit u kërkon qytetarëve që do të udhëtojnë me avion drejt Anglisë që të plotësojnë disa kushte duke filluar nga tamponi “PCR” i 72 orëve të fundit, që tregon rezultatin negative të Covid-it.

Gjithashtu pasagjerët duhet të jenë 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumenteve që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore. Vërtetimi se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli.

Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar, përfundon njoftimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Ndërkohë që për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më e detyrueshme.

Klan News