Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të shpallë nesër rezultatin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, në një reagim për mediat në Kosovë bëri me dije se rezultatet do të publikohen në orën 10:00.  

Mund të konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, tha Elezi.

Këto rezultate do të jenë për komunat, në të cilat ka përfunduar votim, ndërsa në 21 njësi vendore do të ketë një votim në datën 14 Nëntor./tvklan.al