Nesër Shqipëria preket nga stuhia e rërës dhe pluhurit


Nesër Shqipëria preket nga stuhia e rërës dhe pluhurit

21:32 02/04/2017

Një stuhi rëre dhe pluhuri, që do të nisë në Afrikën Veriore, do të shtojë përqendrimin e grimcave të ngurta në Shqipëri ditën e nesërme.

Meteoalb thotë se për territorin shqiptar parashikohet që mesdita e së hënës, të sjellë shtim të përqendrimit të grimcave të ngurta jo vetëm në shtresat e ulëta të atmosferës por edhe pranë sipërfaqes së tokës.

Kjo, si pasojë e qarkullimit jugperëndimor të masave ajrore të cilat do të sjellin në territorin shqiptar sasi të rërës dhe pluhurit të Afrikës Veriore.

Stuhitë e rërës dhe të pluhurit ndodhin në kushtet kur ajri tejnxehet mbi sipërfaqet e shkretëtirës duke shkaktuar instabilitet të fuqishëm të shtresës së poshtme të atmosferës. Rrjedhimisht, gjenerohen stuhi të forta të erës të cilat ngrenë sasi të mëdha të rërës dhe pluhurit të shkretëtirës të cilat i transportojnë për qindra dhe deri në disa mijëra kilometra. Problemi kryesor i qarkullimit të këtyre stuhive është impakti i lartë në shëndetin e njeriut. Grimcat e pluhurit dhe të rërës në ajër jo vetëm përkeqësojnë por edhe janë iniciatorë të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe meningjitit.







Të ngjashme