Nesër në orën 07:00 do të hapen kutitë e votimit, ku mbi 3.5 milionë Shqiptarë me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit.

Ndër të parët që do të votojnë do jetë dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Zëdhënësi i Presidentit ka njoftuar se Meta do t’i drejtohet qendrës së tij të votimit në orën 07:00.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama mësohet se do të shkojë për të votuar rreth orës 10:30 në qendrën e votimit në Surrel.

Nga ana tjetër kreu i opozitës Lulzim Basha mësohet se do të shkojë për të hedhur votën e tij rreth orës 09:00.

 Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00./tvklan.al