Agim Nesho, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, është shprehur sot në studion e emisionin “Opinion” në Tv Klan se Greqia do dalë e fituar kundër Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Nesho se Greqia fiton pasi Shqipërinë e përdor si precedent dhe merr 12 milje detare. Po ashtu ai komentoi dhe deklaratën e Edi Ramës, i cili pak kohë më parë tha se shteti fqinj mund të zgjerohej dhe 12 milje.

“Greqia po përdor shqipërinë si një precedent dhe fiton 12 milje. E drejta për 12 milje i takon Greqisë, por kur bie dakord me vendet fqinje. Është një e drejtë e saj sipas konventës ndërkombëtare. Këtu është bërë gabimi nga qeverisë, që ia ka pranuar këtë të drejtë Greqisë, roli i Kryeministrit është që të mbrojë të drejtat e vendit të tij dhe të mos prononcohet”, u shpreh ish-ambasadori

Sipas Neshos gjykata ndërkombëtare vetëm me prononcimin e një ministri të huaj i dha të drejtë shtetit tjetër dhe shtoi se Greqia me deklaratën e Kryeministirt mund të fitojë.