Një sondazh zbulon se qeveria mund të anulojë zgjedhjet për shkak të luftës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është më i interesuar të qëndrojë në pushtet sesa të fitojë luftën ose të sigurojë lirimin e pengjeve.

Në këtë përfundim del një sondazh i televizionit izraelit “Kanali 12”. Kur u pyetën se cili besojnë se është qëllimi kryesor i Netanyahut, 55% e të anketuarve thanë se ruajtja e pushtetit, 36% thanë lirimi i pengjeve, ndërsa 9% thanë se nuk ishin të sigurt.

Lidhur me arsyet pse nuk është arritur ende një marrëveshje e re për pengjet, 53% e pjesëmarrësve ia atribuan vonesën motiveve politike, 38% arsyeve ligjore, ndërsa 9% nuk ​​shprehën një mendim.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 50% e qytetarëve e konsiderojnë të mundshëm një skenar ku qeveria mund të përpiqet të anulojë zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen të vitit të ardhshëm, duke përmendur si arsye krizën kombëtare.

35% nuk ​​e konsiderojnë të mundshëm një skenar të tillë.

Klan News