Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Katarit
Për armëpushim as që bëhet fjalë në këtë moment, por mes Izraelit dhe Hamasit duket se ka hapësira të tjera për marrëveshje në mes të luftës.
Hamasi pranoi kërkesën e Tel Avivit që të lejohet dërgimi i ilaçeve tek pengjet që mbahen ende prej tyre. Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, konfirmoi se marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Katarit.
Vendi i vogël i Gjirit Persik priti disa familjarë të pengjeve këtë javë, të cilët i kërkuan ndërmjetësim për një marrëveshje të tillë, ashtu si për armëpushimin e arritur në Nëntor. E paqartë është se si do të dërgohen ilaçet. Dërgesat pritet të nisen javën e ardhshme.
Disa prej pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në Rripin e Gazës kanë nevoja urgjente për ilaçe pasi gjendja e tyre shëndetësore mund të jetë përkeqësuar nga qëndrimi nëpër tunelet sekrete ku besohet se Hamasi i mban. Besohet në Gaza janë 105 izraelitë që ende mbahen peng.
Tv Klan