Kryeministri izraelit pranoi të dërgonte zyrtarë në SHBA pasi secila palë kërkon qartësi për perspektivën e nisjes së ofensivës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakort të dërgojë një ekip zyrtarësh izraelitë në Uashington për të diskutuar me zyrtarët e administratës Biden për një operacion të mundshëm në Rafah pasi secila palë po kërkon t’i bëjë të qartë tjetrës perspektivën e nisjes së ofensivës. Por kryeministri izraelit ripërsëriti edhe njëherë se shkatërrimi i Hamasit në Rafah do të kërkonte një inkursion tokësor nga forcat izraelite.

“Ne kemi një argument me amerikanët në lidhje me nevojën për të hyrë në Rafah. Jo për nevojën për të eliminuar Hamasin, por për nevojën për të hyrë në Rafah. Ne nuk shohim një mënyrë për të eliminuar Hamasin ushtarakisht pa shkatërruar ato batalione të mbetura. Ne jemi të vendosur për ta bërë këtë. Ia kam bërë të qartë Presidentit Biden në bisedën tonë, se nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë këtë përveçse duke hyrë në terren.”

Marrëveshja për të mbajtur bisedime për Rafahun vjen pasi Biden dhe Netanyahu po vijojnë të përplasen për nisjen e ofensivës, teksa kriza në Gaza vijon të thellohet. Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan ka bërë të ditur se bisedimet do të ndodhin në ditët në vijim dhe pritet të përfshijnë ekspertë ushtarakë, të inteligjencës dhe ata humanitare.

Sullivan tha se Biden në telefonatë i kërkoi edhe një herë Netanyahut të mos kryente një operacion Rafah. Në bisedimet e ardhshme, ai tha se zyrtarët amerikanë do të parashtrojnë “një qasje alternative që do të synonte elementët kryesorë të Hamasit në Rafah dhe do të siguronte kufirin Egjipt-Gaza.

“Presidenti e ka refuzuar, dhe e bëri sërish sot, që mendimi për të nisur ofensivën. Kjo është thjesht marrëzi. Qëndrimi ynë është se Hamasit nuk duhet t’i lejohet një strehë e sigurt në Rafah apo kudo tjetër, por një operacion i madh tokësor atje do të ishte një gabim”, u shpreh Sullivan.

Përplasja Biden-Netanyahu vjen në një kohë teksa uria akute po afrohet gjithnjë e më shumë në Gaza ku 70% e popullsisë së mbetur po përjeton uri katastrofike dhe se një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës mund të shtyjë rreth gjysmën e popullsisë së Gazës në në prag të urisë. Nga ana tjetër Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka nisur një mision në Lindjen e Mesme. Në deklaratën e tij të fundit ai u shpreh se qëllimi i vizitës është arritja e një armëpushimi dhe lirimi i pengjeve.

Klan News