Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump – TV KLAN

Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump

Izraeli njoftoi se do të emërojë një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit me emrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon.

“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të Presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.

Më 25 Mars, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.

Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë “disa dekada më parë”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, qëndroi pranë Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa ai e nënshkroi njohjen.

Netanyahu tha se kjo është një “ditë historike” që i transformon “fitoret ushtarake të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit në fitore diplomatike”. /REL

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*