Filmi kontroversial polak do të ketë dy pjesë të reja

Suksesi global i 2020 për “Netflix”, do të ketë dy pjesë të reja. Tashmë ka nisur prodhimi i pjesës së dytë dhe të tretë të “365 Days”.

Filmi i parë tregoi historinë e Massimo-s (Michelle Morrone), anëtar i një familjeje mafioze siçiliane dhe Laurës (Anna-Maria Sieklucka), një drejtoreshe shitjesh.

Kjo e fundit gjatë një udhëtimi në Siçili në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e saj, rrëmbehet nga Massimo që i jep 365 ditë kohë për t’u dashuruar me të.

Vazhdimi i historisë kthejnë dyshen, por ribashkimi i tyre është i ndërlikuar për shkak të lidhjeve familjare të Massimo-s dhe një burri misterioz që hyn në jetën e Laurës për të fituar zemrën dhe besimin e saj me çdo kusht.

Xhirimet e pjesëve të reja do të nisin këtë muaj në Poloni dhe Itali, ndërsa mendohet se do të lançohen në “Netflix” në 2022. /tvklan.al