Durant dhe Irving udhëheqësit e suksesit në lojën e parë të gjysmëfinaleve të Konferencës së Lindjes

Bruklin Nets fitojnë lojën e parë në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes kundër Baks me rezultatin 115-107 në New York. Ishe vendimtare paraqitja e Durant dhe Airvin, që respektivisht realizuan 29 pikë dhe 10 ribaunde dhe 25 pikë, 5 ribaunde dhe 8 asiste.

Skuadra e kaloi mjaft mirë tronditjen që pësoi me daljen pas vetëm 43 sekondash të James Hardenit.  Kurse Baks pavarësisht paraqitjes së Ante-tokompos, me 34 pikë, 11 ribaunde dhe 4 asiste nuk shmangën humbjen.

Bruklin ka frikë se një nga lojtarët kryesore të ekipit, Harden mund të jetë i padisponueshëm për më shumë se një ndeshje në gjysmëfinalet e Konferencës. Ishte Bleik Griffin që e zëvendësoi në parket të parin, duke realizuar 18 pikë dhe 14 ribaune.

Në periodën e parë Buks e mbyllën në avantazh, por më pas erdhi përgjigja e Nets që e patën takimin në kontroll në periodat e tjera dhe siguruan fitoren.

Klan News