Mjekja neuropediatre Pasionare Rino ka folur për sëmundjet neurologjike tek fëmijët, simptomat dhe mënyrën se si duhen trajtuar.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Rino ka shpjeguar se ka disa sjellje të fëmijëve që nuk janë shqetësuese dhe disa të tjera të cilat duhen trajtuar në mënyrë të menjëhershme nga mjekët specialist.

Më tej neuropediatrja thotë se 60% e epilepsive tek fëmijët janë beninje.

“Një pjesë e madhe e lëvizjeve që bëjnë fëmijët janë beninje, nuk janë sëmundje. Edhe tek fëmija i porsalindur kemi krizat e ditës së pestë që janë beninje. Ato ndodhin pa asnjë shkak dhe nuk dihet pse ndodhin. S’ka asgjë për t’u shqetësuar. Në moshën 6-muajshe janë disa kriza fleksive që fëmija bën disa lëvizje të ngjashme me dridhjet dhe mblidhet dhe këto janë kriza shumë të rrezikshme. Duan mjekim dhe ndërhyrje të menjëhershme. Edhe epilepsia kronike, sindromi “west” tek fëmijët, është sëmundje që ka shumë pasoja dhe nuk mjekohet. Këto janë forma të rralla. Emri është epilepsi, por 60% e epilepsive janë beninje tek fëmijët”, thotë mjekja neuropediatre./tvklan.al