New York është qyteti i miliarderëve. Kurorën për këtë ia ka dhënë revista prestigjioze Forbes, e cila e rendit në krye të listës së 10 qyteteve ku jetojnë më shumë miliarderë. Në një prej qyteteve më të populluara të botës jetojnë 40 nga 2 mijë njerëzit më të pasur të globit, të renditur në listën e kësaj reviste për vitin 2019.

Kryemiliarderi i New York është manjati i mediave, Michael Bloomberg, ish-kryebashkiaku i qytetit me një pasuri prej rreth 55 miliardë dollarësh. Në total, miliarderët e New York-ut kanë një pasuri prej 469.7 miliardë dollarësh.

Hong Kong është i dyti qytet që ka më shumë miliarderë në botë, 29 prej tyre. Më i pasuri i Hong Kongut është  Li Ka-shing, ndër investitorët më të mëdhenj në botë në fushën e transporteve, por edhe në sistemin shëndetësor. Miliarderët e Hong Kong-ut kanë një pasuri të përbashkët prej mbi 355 miliardë dollarësh.

Ndër qytetet me numrin më të lartë të miliarderëve janë edhe Moska, Pekini, Londra, Shangai, San Francisko, Shenzheni, Seuli e Bombei. Në këto qytete jeton ¼ e miliarderëve globit.

Tv Klan