New York Times i kushton artikull reperit shqiptar

New York Times i kushton artikull reperit shqiptar

23:15 08/04/2019

Një nga gazetat me prestigjioze në SHBA, “New York Times”, i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar Gashi. Në të flitet për arritjet e tij në muzikë, por dhe për origjinën e tij. Ka qenë vetë Gashi që ka publikuar gazetën. Ai madje ka treguar se kjo është hera e parë që “New York Times” flet mirë për shqiptarët.

Ai kujton se gjithnjë babai i tij lexonte këtë gazetë dhe në të gjeje lajme për shqiptarë të përfshirë në ngjarje kriminale. E ndërsa tani -shkruan Gashi -pjesë e gazetës është djali i tij dhe krenohet me këtë gjë. Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT