New York-u ka filluar “të marrë frymë” pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Mediat raportojnë se këtë të mërkurë atje është regjistruar numri më i ulët i viktimave që prej datës 2 Prill.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo tha se gjatë 24 orëve të fundit atje kanë humbur jetën 474 persona, një shifër që nuk ishte arritur prej të paktën 20 ditësh.

Sipas Cuomo-s numri i viktimave në shtetin e tij është duke pësuar një ulje të lehtë. Kjo ulje ndodh për të tretën ditë rresht.

“Jemi relativisht në një pozicion më të mirë”, tha Cuomo.

New York-u ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /tvklan.al