Arsenali triumfoi minimalisht ndaj Newcastle, në ndeshjen e javës së 37-të në Premier League. Goli i shënuar nga Rice në minutën e 55-të, i dha triumfin “Topçinjve”, që për të tretin vit radhazi e mbyllin kampionatin në vendin e dytë.

Në krahun tjetër, Newcastle rrezikon vendin në Champions League dhe lë gjithçka të hapur, pasi mban vendin e tretë me 66 pikë, po aq sa Chelsea dhe Aston Villa.

City i vendit të gjashtë ndodhet në kuotën e 65 pikëve, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në ndeshjet e tjera në Premier League, Leicester fitoi 2-0 ndaj Ipswich, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Everton ndaj Southampton.

Nottingham vazhdon të luftojë për një vend në Ligën e Kampioneve pas fitores 2-1 ndaj West Ham, pasi mban vendin e shtatë me 65 pikë.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al